Arbenita krahason veten e saj me këtë ikonë të bukurisë!

  • G.G /
  • 14 October 2022 - 11:17
Arbenita krahason veten e saj me këtë ikonë të bukurisë!

Arbenita Ismajli është një modele mjaft e njohur e cila shpeshherë komentohet për pamjen e saj por edhe për jetën private. Së fundmi, ajo ka publikuar foto të saj, e cila duket mjaft elegante dhe plot klas. Mirëpo, jo vetëm kaq pasi ajo bën edhe një krahasim të vetes së saj me një nga ikonat e bukurisë.

Monica Bellucci e kohëve moderne”, shkruan Arbenita në foto.

Padyshim, Arbenita Ismajli është një nga vajzat më të bukura të showbiz-it shqiptar. Modelja gjithmonë përflitet për pamjen e saj.

Ndonëse dallohet për një stil të veçantë dhe ndjek trendet e fundit, me flokët Arbenitën nuk e kemi parë të eksperimentojë shumë.

Modelen jemi mësuar ta shohim për shumë kohë brune, çka i vinte në pah edhe tiparet e errëta. Ndërkohë së fundmi Ismajli ka vendosur t’u japë pak dritë flokëve të saj.

Me anë të një Instastory, Arbenita ka ndarë me ndjekësit e saj ngjyrën e re të flokëve, ndonëse jo 100 përqind, ajo ka anuar nga nuancat bionde.

Epo një hap i madh duhet thënë, për dikë që për shumë kohë i ka qëndruar besnike ngjyrës së errët!

Arbenita përpiqet që të postojë herë pas here në Instagram dhe sigurisht që gjithnjë e merr vëmendjen nga të gjithë.

(Kosova Sot Online)