Afrona Dika flet pasi Blero konfirmoi se janë ndarë

  • A.P /
  • 14 October 2022 - 14:50
Afrona Dika flet pasi Blero konfirmoi se janë ndarë

Një ditë më parë, Blero theu heshtjen dhe konfirmoi ndarjen me Afrona Dikën që përflitej prej disa muajsh. Përmes një postimi të gjatë në Instagram, këngëtari nga Kosova shkruante se e ndjente si obligim moral ta sqaronte për publikun ndonëse preferoi që të mos i zbulonte arsyet e ndarjes.

“Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë 2 vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësire për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës”, shkruante ndër të tjera Blero.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur një reagim nga Afrona. Modelja, e cila jeton prej vitesh në Zvicër, ka ndarë një gjest të veçantë në Instagram, teksa zbulon se është surprizuar nga një koleg pune. Në një makine llogaritëse janë shkruar disa numra, që kur kthehet në anë tjetër del “Liebe” që përkthehet “Dashuri”.

Image

(Kosova Sot Online)