Arjola Demiri: Vështirë t’i përballosh femrat me këtë shenjë horoskopi

  • E.K /
  • 15 October 2022 - 14:57
Arjola Demiri: Vështirë t’i përballosh femrat me këtë shenjë horoskopi

Arjola Demiri është tashmë një nga personazhet më të komentuar në media. Çdo deklaratë e saj kthehet menjëherë në lajm. Së fundmi, aktorja ka folur për jetën sentimentale dhe partnerin e saj ideal.

E pyetur në “Pardon my French” se si e shikon ajo partnerin e saj ideal, Arjola tha se femrat e forta dhe të vështira është e vështirë t’i përballosh duke iu referuar kështu edhe shenjës së Horoskopit.

“Ndoshta nuk jam unë ajo që dua. Kjo është e vërteta sepse femrat e vështira dhe të forta është e vështirë t’i përballosh. Unë i përkas edhe shenjës së Virgjëreshës kështu që…”, u shpreh aktorja.

Më pas shtoi: “Duhet të jetë një burrë i fortë dhe dominant. Dashuria dhe sistemi i lidhjeve janë bërë fast-food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra. Unë jam e interesuar për një mashkull të fortë që lufton përkrah meje. Rrugëtimi bëhet bashkë. Më rastis që në shoqëri të më thonë se meshkujt më kanë frikë që të afrohen dhe të më flasin, po mirë bëjnë të rrinë larg”.

(Kosova Sot Online)