Pyetet për dhuratën që mori për ditëlindje nga Ramushi, Anita: Më ka dhënë epitetin nënë e grua

  • E.K /
  • 18 October 2022 - 10:31
Pyetet për dhuratën që mori për ditëlindje nga Ramushi, Anita: Më ka dhënë epitetin nënë e grua

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Muçaj-Haradinaj, ditë më parë festoi ditëlindjen e 42-të.

Ajo së fundmi në spektaklin “Dance With Me” u pyet nga prezantuesja Alketa Vejsiu se çfarë dhurate i bëri partneri i saj.

E njëjta theksoi se nga burri i ka marrë dhuratat me kohë, duke theksuar se e ka bërë kjo që është sot, ia ka dhënë epitetin nënë e grua.

“Nga Ramushi e kam marrë me kohë dhuratën, më ka bërë kjo që jam. Kam bërë tre fëmijë, më ka dhënë epitetin nënë, grua. Prandaj zgjohem duke thënë vdeksha unë për veten time”, u shpreh Muçaj.

Spikerja e lajmeve po ashtu sqaroi edhe deklaratën që bëri në një intervistë, ku tha se atë Ramushi në Instagram e ndjekë nga halli.

“Mua ka 20 vite që më ndjek, tani ta ndjekësh dikë 20 vjet do të thotë ta ndjekësh nga halli. Kurse Loredanën e ndjek nga qejfi se gocat e bukura si Loredana normalisht që nga qejfi ndiqen. Pastaj është edhe edhe fresh”, vazhdoi më tej ajo.

Anita dhe Ramushi theksojmë që kanë bashkë tre fëmijë.

(Kosova Sot Online)