Dua Lipa në Booker Prize, përmend luftën e Kosovës për njohje

  • A.P /
  • 18 October 2022 - 22:02
Dua Lipa në Booker Prize, përmend luftën e Kosovës për njohje

Dua Lipa ka thënë se “kënaqësia e thjesht” e saj për leximin e ka ndihmuar atë gjatë “periudhave të vështira” teksa ka mbajtur fjalimin kryesor në ceremoninë “Booker Prize” që u nda mbrëmë

Dua Lipa ka thënë “kënaqësia e thjesht” e saj për lexim e ka ndihmuar atë që ta kalojë “lodhjen” gjatë turneut të saj – si dhe e ka ndihmuar atë që të lidhet me trashëgiminë kulturore të saj.

Ajo ka mbajtur njërin prej fjalimeve kryesor në ceremoninë e çmimit Booker më 2022, ku këngëtarja 27 vjeçare ka thënë se të shkruarit e mirë “ka fuqinë t’i bëjë njerëzit të ndihën të parë”.

 

Çmimi është fituar nga shkrimtari i Shri Lankës, Shehan Karunatilaka për romanin e tij “Shtatë hënat e Maali Almeida” dhe u prezantuan nga Queen Consort.

Gjatë ndarjes së çmimit, Dua dukej bukur me fustanin e saj të zi të punuar nga kadifeja që kishte dekoltenë e hapur e ku edhe e mbajti fjalimin e saj.

Gjatë fjalës së saj në këtë ngjarje që u mbajt në Roundhouse të Londrës, Dua e ka falënderuar Ismail Kadarenë – i cili e ka fituar çmimin ndërkombëtar Booker – që ka testuar dhe aftësuar atë gjuhësisht si fëmijë.

“Është një nder i madh të jesh në mesin e mendjeve më të ndritura të letërsisë dhe të flasësh për njërën nga kënaqësitë më të mëdha në botë: kënaqësinë e thjesht për të lexuar një libër”, tha ajo

“Leximi është një pasion që ka marrë shumë forma për mua. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë të shkollave të Londrës, pasionet e mija të hershëm përfshinë Roald Dahl dhe Malorie Blackman, të cilët me dhanë perla të vogla urtësie e diturie që me udhëheqin edhe sot”.

(Kosova Sot Online)