Sara Hoxha “nuk kursehet” për jetën private, nga motra për Poem tek xhelozia për Ledrin: Edhe unë njeri jam

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 12:35
Sara Hoxha “nuk kursehet” për jetën private, nga motra për Poem tek xhelozia për Ledrin: Edhe unë njeri jam

Ajo nuk i ka pasur të shpeshta intervistat e saj, por mesa duket angazhimi në formatin e kërcimit “Dancing With The Stars”, do ta mbajë atë më në qendër të vëmendjes së publikut.

Po flasim për Sara Hoxhën, e cila këtë vit zgjodhi ta provojë veten në fushën e kërcimit. Gjatë mëngjesit të sotëm, blogerja ka qenë e ftuar në “Wake Up” ku ka ndarë disa detaje interesante në lidhje me jetën e saj personale dhe planet e ardhshme me Ledri Vulën.

Dyshja janë prindër të një vajze të quajtur Poem Blu, e cila nuk është e panjohur për publikun shqiptar. Mirëpo e pyetur nëse është në planet e tyre një fëmijë tjetër, Sara nuk hezitoi të shprehnte një dëshirë të saj të moçme, për ta bërë Poem me një motër.

“Po patjetër, por kam një kontratë me Xhixhin. Po patjetër kam shumë dëshirë t’i bëj dhe një motër. Mendoj se duhet një motër. Unë i kam xhelozuar gjithmonë vajzat që kishin një motër, se unë kam një vëlla,”-shtoi Sara.

Të jesh partnerja e njërit prej djemëve më të pëlqyer të showbiz-it tonë, duhet të jetë një sfidë më vete. Hoxha në këtë intervistë të saj, foli mbi këtë aspekt duke u shprehur se vëmendjen e fansave ndaj Ledrit e konsideron pjesë të punës dhe nuk bëhet xheloze për këtë.

“Jo nuk jam xheloze. Tani unë jam xheloze se njeri jam, por jo për kështu, i fus tek puna,”-tha konkurrentja e “DWTS”.

(Kosova Sot Online)