Alketa reagon pas 'kryqëzimit’ që iu bë në rrjetet sociale

  • A.P /
  • 19 October 2022 - 14:57
Alketa reagon pas 'kryqëzimit’ që iu bë në rrjetet sociale

‘’Dance Albania’’ po vazhdon të marrë vëmendje të madhe te publiku.

Nga emrat e njohur pjesëmarrës tek pikat mahnitëse të vallëzimit, spektakli shihet dhe bëhet viral edhe me detaje të tjera.

 

Kështu ndodhi gjatë puntatës së kaluar ku u komentua shumë në rrjet një moment mes Alketa Vejsiut dhe Orgesa Zaimit.

Pas eleminimit të Valon Shehut, këngëtarja futet midis tij dhe Alketës dhe e përqafoi. Gjatë atij momenti moderatorja e kap Orgesën nga krahët për ta zhvendosur krahë saj pasi kjo e fundit po qëndronte mes tyre.

Ky veprim nga ana e Aketës ndonëse pa ndonjë tendencë, u keqinterpetua në rrjet. Mirëpo gjatë puntatës së djeshme Alketa dhe Orgesa këmbyen më njëra- tjetrën puthje dhe përqafime, për të lënë të kuptuarse mes tyre nuk ka asnjë lloj konflikti.

“Dëgjova që donin të na fusnin në sherr. Të keqen të na marrin”, i tha Alketa këngëtares.

Image

(Kosova Sot Online)