Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha nisin muajin e mjaltit

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 10:28
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha nisin muajin e mjaltit

Armina dhe Shkëlzeni kanë nisur muajin e mjaltit. Këtë e kanë zbuluar sot koleget e saj në “Goca dhe gra”, ku në nisje të emisionit, vajzat thanë se Arminën “e kanë çuar muaj mjalti”.

Mesa duket, pas dasmës të zhvilluar pak javë më parë, çifti i sapomartuar po kalon disa ditë relaksi.

Ata ende nuk e kanë zbuluar destinacionin ku ndodhen, por me siguri këto ditë do kemi dhe fotot e para nga muaji i mjaltit.

Kujtojmë që Armina dhe Shkëlzeni u martuan në shtator me një dasmë përrallore dhe shumë të veçantë.

(Kosova Sot Online)