I kishte rënë dhëmbi, jeni kuriozë të shikoni buzëqeshjen “Billion Dollar Smile” të Loredanës sot?

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 13:03
I kishte rënë dhëmbi, jeni kuriozë të shikoni buzëqeshjen “Billion Dollar Smile” të Loredanës sot?

Reperja Loredana Zefi, surprizoi ndjekësit e saj me një video në rrjetin social TikTok, ku shfaqej pa njërin dhëmb. Ashtu si në shumë raste të tjera kur ka postuar foto pas asnjë filtër, Loredana na tregoi përsëri se nuk e ka problem të ndajë me ne edhe momente të tilla, si ky kur shkon tek dentisti.

Jeni kuriozë për rezultatin? E njohur për këngën e saj “Million Dolla Smile”, Loredana thotë se tashmë ka kaluar në “Billion Dollar Smile.”

Reperja publikoi një video në profilin e saj në TikTok, ku shfaqet me ‘dhëmbët e rinj’ me vlerë marramendëse. Në një koment të videos ajo shkruan: “E rregullova dhëmbin.”

Dhëmbët flori apo diamant janë një trend tashmë për reperët më të njohur në të gjithë botën që i kanë bërë, dhe trendit iu bashku edhe Loredana. Fundja, pse jo? Trendi ka lindur që në vitet ’80, kur shumë personazhe publikë filluan të bëjnë dhëmbë floriri, ose argjendi.

Loredana ishte gjithashtu mjaft aktive duke iu përgjigjur shumë prej komenteve të ndjekësve të saj.

Reperja e reklamon shpesh jetë luksoze në rrjetet sociale dhe në muzikën e saj. Shumë tekste këngësh të Loredanës janë rreth parave, makinave të shtrenjta, etj. Në rrjetet sociale ajo poston vazhdimisht foto me makina të shtrenjta, apo tufa parash si në këtë rast.

Madje Loredana nuk ngurroi të pranonte pak kohë më parë se ka kërkuar 120 mijë euro për një performancë në një Festival. Gjë që ka shkaktuar reagime të shumta dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë konsideruar kërkesën e saj si ‘kapriço’ dhe ‘të tepruar’.

Gjithë këtyre kritikave ajo iu përgjigj asokohe duke publikuar një foto me shumë para në dorë dhe disa varse argjendi shumë të shtrenjta. Si duket reperja ka dashur të tregojë se është mësuar me para dhe jetën e tillë.

@loredanaofficial

 

♬ BLACCMASS ON YOUTUBE - Luhhtonka

(Kosova Sot Online)