Taynes i kërkohen 100 000 mijë dollarë

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 17:21
Taynes i kërkohen 100 000 mijë dollarë

Pas dy muajve të lansimit të këngës “Valle” të Taynas dhe Lumi B, reperit britaniko xhamajkan StyloG ka reaguar duke thënë se kjo këngë është e vjedhur nga reperja kosovare

Këngëtari i njohur britanik e ka postuar një video në profilin e tij në Instagram ku e akuzon Taynan se e ka vjedhur këngën e tij “Bam, Bam”, këngë që ai e ka realizuar para dy viteve.

 

Tayna dhe Lumi B e lansuan këtë këngë para dy muaje, saktësisht më 28 korrik të këtij viti.

Në videon e postuar në StyloG shihet se kënga ka shumë ngjashmëri, jo vetëm në muzikë por edhe në tekst ku Tayna citon të njëjta fjalë.

StiloG ka shkuar edhe me larg duke kërkuar të holla nga Tayna, një dëmshpërblim prej 100 000 dollarësh për vjedhjen e këngës së tij. 

Image

(Kosova Sot Online)