Jeni kurioz të dini se sa kushton një biletë në turneun e Loredanës?

  • E.K /
  • 22 October 2022 - 09:40
Jeni kurioz të dini se sa kushton një biletë në turneun e Loredanës?

Loredana vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka prezantuar turneun e saj “Wifey Tour”. Jo vetëm kaq por kanë dalë edhe disa detaje të reja lidhur me turneun e saj.

Turneu i reperes së njohur do të nisë më 2 mars dhe përfundon më 18 mars 2023. Gjithashtu, mësohet se çmimi fillestar i biletës për të shijuar koncertin e saj nis nga 44.55 euro dhe ndryshon në varësi të vendit që dikush përzgjedh, shkruan Telegrafi.

Kujtojmë se sukseset për Loredanën sa vijnë edhe shtohen. Gjatë verës, bashkëpunimi i saj me Noizy-n “Heart Attack” mori miliona klikime.

Më herët, Loredana ka dalë me një reagim mjaft të fortë sa i takon ish-partnerit të saj, reperit Mozzik. Ajo tha se edhe pse i kanë kërkuar që të ‘shesë’ Mozzik, ajo kurrë nuk e ka bërë këtë gjë.

Postimi i Loredanës:

Asnjë nuk e kishte këtë urrejtje që kisha unë… asnjë. Po si e thonë? Zoti vë në provë më të fortët, dhe po dreqin isha shumë e fortë!!!! Për familjen time për fëmijën tim dhe për të gjithë ata që më kanë dashur gjithmonë që nga dita e parë… Unë u dëshpërova për çdo gjë, donit të më ndërpresni thirrjen? Të më përfshinit? F*** you. Dëshironit që unë të zbuloja familjen time për ta bërë fytyrën time më të pastër? F*** you, doje që unë të shisja ish-burrin tim që të përmirësoja reputacionin tim? F*** you. Unë as nuk i shes askujt as personin që më urren papritur, sepse ai bën gabime. Unë kam qenë personi më besnik në të gjithë industrinë, të gjithë ata që më njohin kanë qenë gjithmonë kaq të habitur sa cool jam në të vërtetë. Por askush nuk guxoi të thoshte në sy të publikut LORI ËSHTË SËRISH E FTOHTË. Të gjithë të tjerëve që kanë vazhduar të më duan edhe sot e kësaj dite, BETOHEM SE DO IU DUA DHE NUK DORËZOHEM KURRË

(Kosova Sot Online)