Nën tingujt e këngës së tij, Sara i bën dedikimin special Ledrit!

  • E.K /
  • 22 October 2022 - 13:49
Nën tingujt e këngës së tij, Sara i bën dedikimin special Ledrit!

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një prej çifteve më të dashura të publikut shqiptar. Një natë më parë në skenën e “Dancing With The Stars”, Sara interpretoi në tingujt e këngës “Shko”, kur Ledri Vula ngriti kupën si fitues i “Top Fest” në vitin 2015.

Ajo u shpreh shumë e emocionuar dhe e lumtur me kërcimim, duke theksuar se performanca e saj ishte shumë e vecantë për të dhe këtë natë ia dedikon Ledrit.

“Për mua është shumë e veçantë të performoj këngën e Ledrit. Këtë natë dua t’ia përkushtoj Ledrit”, tha Sara.

Kujtojmë se Sara dhe Ledri janë prindër të një vajze, Poem Blu.

(Kosova Sot Online)