Dua dhe Trevor “sfidojnë” të gjithë, shfaqen bashkë në podcast pas thashethemeve për një lidhje

  • E.K /
  • 22 October 2022 - 16:50
Dua dhe Trevor “sfidojnë” të gjithë, shfaqen bashkë në podcast pas thashethemeve për një lidhje

Disa foto ku dukeshin të afërt me njëri- tjetrin, bënë që kudo në rrjet të përflitej romanca midis Dua Lipës dhe Trevor Noah.

Në mes të këtyre thashethemeve, ky i fundit ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e artistes me origjinë shqiptare, ku nuk i ka kursyer fjalët për Duan.

Për komedianin, fituesja e “Grammy-t” ka qenë gjithmonë e mrekullueshme, dhe këtë nuk hezitoi t’ia thonte edhe gjatë podcastit.

“Ti ke qenë gjithmonë me të vërtetë e mrekullueshme dhe e këndshme”,- u shpreh tekstualisht 38-vjeçari.

Dhe jo vetëm kaq! Mesa duket Trevor e ka ndjekur gjithmonë karrierën e Duas. Ai kujtoi edhe performancën e artistes shqiptare në finalen e UEFA Champions League, në vitin 2018në Ukrainë.

“Më kujtohet se njerëzit ishin si: “Kush dreqin është ajo?” Dhe unë thashë: “Është Dua Lipa! Kjo është Dua Lipa”. Të gjithë ata të moshuar që kishin ardhur për të parë një lojë futbolli dhe janë thjesht si: “Kush është ky person?”,-shtoi Trevor.

Ndërkohë më herët për iHeart Radio, Dua Lipa hodhi poshtë pretendimet për lidhje me komedianin duke u shprehur se nuk ka qenë në një romancë për një kohë të gjatë.

“Për mua, ky është viti i parë që nuk kam qenë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë. Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jesh vetëm dhe mendoj vetëm për veten time dhe jam pakëz egoiste.”-tha këngëtarja me famë botërore.

(Kosova Sot Online)