Anita Haradinaj për Alketa Vejsiun: Është mekanike, flet shpejt, do e doja më njerëzore gjënë

  • E.K /
  • 24 October 2022 - 11:40
Anita Haradinaj për Alketa Vejsiun: Është mekanike, flet shpejt, do e doja më njerëzore gjënë

Anita Haradinaj ishte e ftuar në “D Night” së fundmi, ku ka folur dhe për eksperiencën e saj në “Dance Albania” dhe produksionin e spektaklit. Anita u ndal tek Alketa Vejsiu, Vera Grabocka dhe anëtarët e jurisë.

Për Alketën, Anita u shpreh: Alketa është yll dhe prezantuese e zonja në punën që bën. Unë e njoh televizionin frymë sesi merr dhe në fakt është pak mekanike dhe do e doja më njerëzore gjënë, por në prapaskenë, prapa kamerave sillet mirë, por duke e ndjekur në ekran mund t’a gjykoj tek kjo pjesë. Flet shpejt dhe e bën mekanikisht gjënë, por secili ka stilin e vet. Televizioni nuk mund të ketë modele të njëjta prezantuesish, prandaj me siguri ajo ka të drejtë në mënyrën si prezanton.

Për Vera Grabockën, Anita tha: E paparë, shumë punëtore dhe nuk kisha parë një njeri me kaq energji, punëtore dhe ambicioze saqë një ditë kur u lodha i thashë ‘moj grua a shkon ndonjë ditë në shtëpi se na lodhe, na e more shpirtin’. Unë aty jam për Verën dhe jo për çmimin.

“Ermal Mamaqi është super funny seriozisht, super djalë i mirë. Klaudia Pepa është një engjëll nuk di se çfarë të them për të. Ilir Shaqiri ky e ka marrë shumë seriozisht këtë punë. Ai flet flet, por unë i them se nuk po konkurrojmë për Akademinë e Arteve”, u shpreh Anita.

(Kosova Sot Online)