Capital T: Nuk kam qenë i përkëdhelur nga familja

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 16:25
Capital T: Nuk kam qenë i përkëdhelur nga familja

Capital T është njëri nga reperët më të dashur për publikun shqiptar.

Projektet e tij muzikore të cilat arrijnë suksese të mëdha e bëjnë atë më kërkuar edhe në shumë mbrëmje muzikore.

Së fundi ku ka rrëfyer historitë e tij jetësore.

 

Ai gjithashtu u ndal tek periudha më e keqe e jetës së tij, koha kur i ati i tij u sëmur me kancer.

“Ne kemi pasur një periudhë shumë të keqe si familje kur babi u sëmur me kancer menjëherë pas luftës. Ishte në rrezik për jetën. Duhej të trajtohej në Evropë. Kemi shkuar në Francë dhe në atë kohë nuk i kemi pasur shumë kushtet. Shumë njerëz, madje edhe shoqëri, na kanë ndihmuar për trajtimin dhe kur jemi rikthyer, ia kemi nisur prej zeros”, tregoi ai.

Më tej reperi u ndal te fëmijëria duke zbuluar dhe të pathëna.

“Ka pasur periudha gjatë fëmijërisë që kam qenë shumë problematik, por kam pasur edhe momente që kam qenë shumë i urtë. Unë jam rritur me shumë njerëz të afërt. Madje, familja kurrë nuk më ka përkëdhelur edhe pse njerëzit mendojnë se ne i kemi pasur kushtet”, u shpreh Capitali.

(Kosova Sot Online)