Publikohen pamjet, Ramushi e Anita Haradinaj sërish duke u puthur në TV

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 08:43
Publikohen pamjet, Ramushi e Anita Haradinaj sërish duke u puthur në TV

Anita Haradinaj ka pasur një spektator të veçantë gjatë provave të një spektakli vallëzimi.

Bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte për ta ndjekur teksa kërcente.

Pasi shijoi performancën e gruas së tij, mes çiftit Haradinaj u shkëmbyen disa puthje. 

Ish-kryeministri i Kosovës nuk ngurroi që të shprehte vlerësimin e lartë për bashkëshorten e tij.

“Shumë e mirë je, shumë e guximshme. Kjo për mua është krejt ndryshe!”, ka thënë ndër të tjera Ramushi.

“Do të doja që ti të kërceje me mua aty, të bësh një dy padjeshka”, ia ka kthyer Anita.

“Për aty nuk e di më kërcy, tashi që ke mësuar ndoshta. Sa e mirë je e dinë të gjithë!”, ka thënë Ramushi.

(Kosova Sot Online)