U shfaq për dore me vajzën misterioze, reagon Robert Berisha

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 10:25
U shfaq për dore me vajzën misterioze, reagon Robert Berisha

Një postim i dyshimtë nga ana e Robert Berishës, bëri lëmsh rrjetin ditën e djeshme. Këngëtari ndau në Instastoryn e tij një foto ku dukej i kapur dorë për dore me një vajzë që nuk preferoi t’ia zbulonte identitetin.

Mirëpo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte përshkrimi i imazhit, ku shkruhej “L-eft & R-ight forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë). Veçimi dhe shkrimi me kapitale i shkronjave “L dhe R” që përkojnë me emrin e tij dhe të ish të dashurës Laureta Maqedoncit ngjalli dyshime se mos kjo ishte një lëvizje nga ana e moderatorit për një bashkim me Lauretën.

Pas gjithë zhurmës që u krijua në media, së fundmi ka reaguar edhe Roberti.

“O portale o llokuma. Mos u nxehni e mos kërceni si siguresë se s’ka mbet njeri me luajtur me ju. Prap se prap babaushi ju do shumë, që kur nuk u mësuat me mua. A e dini pse? Se Robi plaket kur do vetë. Majtas, djathtas gjithmonë,”-shkruan Berisha në reagimin e tij.

Vlen të theksohet gjithashtu se postimi i Robertit vjen pas intervistës së rrallë të ish-bashkëshortes së tij Nora Istrefi. Këngëtarja ishte e ftuar këtë të shtunë në “Më Lër të Flas”, ku foli për divorcin nga Roberti dhe mundësitë e rikthimit me të.

“E kemi marrë të dy vendimin për divorc. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithcka, humori, pamja. Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar. Lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pas qejf me i mbajt për vete.

Vendosëm me ardh deri tek divorci për qetësi shpirtërore dhe ta ketë Renee një ambient sa më të këndshëm. Ndarja ka qenë shumë e vështirë, edhe për mua edhe për vajzën. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë”- tha Nora për periudhën e divorcit.

Çfarë do të bënte nëse Roberti i kërkon rikthim? Nora tha:“Nuk po du me u përgjigj.”

(Kosova Sot Online)