Ronela Hajati revoltohet me fansat në rrjetet sociale, kjo është arsyeja

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 12:52
Ronela Hajati revoltohet me fansat në rrjetet sociale, kjo është arsyeja

Ronela Hajati pa frikë mund të konsiderohet si një nga artistet më interaktive në rrjetet sociale. Këngëtarja ka një numër të madh fansash, por edhe personash që e kritikojnë.

Teksa komentet negative nuk mungojnë, nuk mungojnë gjithashtu edhe reagimet e drejtëpërdrejta të Ronelës. Së fundmi Hajati ka “ironizuar” të gjithë ata që energjinë apo shfaqjen e saj në rrjetet sociale duke qeshur e lidhin patjetër me marrjen e ndonjë substance narkotike apo alkoolit.

“Komenti më idiot shqiptar, po të panë duke qeshur: Paske pi içik o jeta, Ku e ble këtë mallin, Sa paske pi mi,”-ka shkruar Ronela në Instagramin e saj.

Siç duket, këngëtarja është lodhur nga këto komente, sa herë që shfaqet në gjendje të mirë. Epo, energjia dhe buzëqeshja nuk i ka munguar kurrë Ronelës dhe ketë ajo e ka treguar gjithmonë si me performancat dhe shfaqjet e saj në publik.

Ndërkohë kujtojmë që teksa jemi në prag të festës së “Halloween”, Ronela Hajati disa ditë më parë tregoi me anë të një fotoje të frikshme si ishte jeta e saj sentimentale.

“Jeta ime sentimentale për momentin”. Fotoja që Ronela ndau asokohe në Instagram ishte një ‘personazh i frikshëm’ i Halloween-it.

Sidoqoftë, këngëtarja ka qenë gjithmonë hermetike kur vjen puna për të folur për jetën e saj private. E vetmja marrëdhënie që ajo ka bërë publike ishte me këngëtarin Young Zerka.

(Kosova Sot Online)