Shkurta, Gresa dhe Besiana me dhurata unike për djalin dhe vëllain e tyre

  • A.P /
  • 25 October 2022 - 15:16
Shkurta, Gresa dhe Besiana me dhurata unike për djalin dhe vëllain e tyre

Arbri, djali i bilbilit të këngës shqipe, Shkurte Fejza ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij të dashurisë me Erzën.

Dasmën e tyre e festuan me një festë madhështore ku të ftuar ishin miq, familjarë e shumë emra të njohur të skenës.

 

Çifti morën tre dhurata unike nga Shkurte Fejza, Gresa dhe Besiana, të cilat zgjodhën dasmën e më të dashurit të tyre për të kënduar për herë të parë këngët që i kishin dedikuar atij dhe Erzës.

Besiana solli një baladë të ndjerë dashurie, me të cilën çifti bënë vallëzimin e tyre të parë me titull ‘’Tash jemi një’’.

Gresa erdhi me ‘’Motër e vëlla’’ dedikim për vëllain, ku do ta gjejë vetën çdo motër.

Ndërsa e madhja Shkurte Fejza gëzimin për dasmën e djalit e shprehu me këngën ‘’Lum Nana’’.

Të tri këngët janë publikuar në mënyrë unike me pamje nga dasma dhe do të mbeten simbol i dasmës së Arbrit dhe Erzës përgjithmonë.


(Kosova Sot Online)