“E dua burrin bos”! Albatrosi i nxjerr portofolin, vjen reagimi i menjëhershëm i Antonelës: Nuk peshon!

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 09:29
“E dua burrin bos”! Albatrosi i nxjerr portofolin, vjen reagimi i menjëhershëm i Antonelës: Nuk peshon!

Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Antonela Berisha ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Trotuar”. Tema e diskutimit ishte pikërisht paraja.

Gjatë fjalës së saj, Antonela zbuloi edhe pretendimet që ka duke theksuar se dëshiron në krah një mashkull ‘boss’.

“Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, theksoi ajo.

Por ajo e ndau sërish mendimin e saj për “Ftesë në 5” ku sqaroi edhe deklaratën për burrin ‘bos’.

Mirëpo, Albatrosi ndodhej në studio dhe menjëherë nxjerr portofolin e tij ku i thotë që të numërojë paratë.

Por ja komenti i Antonelës me të qeshur: “S’ peshoka shumë”.

Jo vetëm kaq por Antonela tregoi se djemtë me të cilët ka dalë më herët nuk kanë patur të ardhura të larta ekonomike. Gjithashtu, ajo tha se dëshiron të ardhura të larta që fëmijëve të saj në një të ardhme, mos t’u mungojë gjë.

“Mendoj që fëmijëve të mi të mos iu mungojë asgjë. Kjo është ajo që e mendojnë shumë vajza, por unë kam guximin ta them me zë të lartë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)