Einxhel sapo na tregoi ‘momentin e paqes’ pas zënkës së parë me Dagz

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 09:49
Einxhel sapo na tregoi ‘momentin e paqes’ pas zënkës së parë me Dagz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të komentuar dhe të dashur edhe pas daljes nga BBV. Mirëpo së fundmi, moderatorja ka publikuar disa foto në Instagram, ku zbulon momente nga zënka e parë me Dagz kohë më parë.

“Dita kur ne kishim zënkën tonë të parë, shikoni galerinë për të parë momentin e paqes”, shkruan ajo.

Më herët, Einxhel ka patur një reagim për personat që e kanë kritikuar për ekspozimin e barkut të rrumbullakosur në rrjet.

“Si fillim ju falenderoj shumë për çdo urim, fjalë të mirë e këshillë pa e vënë në diskutim qëllimin e mirë në secilën prej tyre. Por kam lexuar komente e mesazhe ku sugjeroni, gati-gati në lutje që të mos ekspozoj në foto barkun se tani ‘si nënë e kupton vetë ti’ (?!). Unë kuptoj dhe nënkuptoj shumë gjëra dhe pikërisht për hir të këtyre bestytnive shpeshherë jam bërë paranojake… Ama të dashura gra e nëna, po nëse dikujt i duhet të punojë në ekran gjatë shtatzënisë dhe barkun ja shohin me mijëra e miliona sy?! Po nëse gjatë asaj periudhë bëjnë foto veshjesh shtatzëna për punë dhe ato sërish shihen nga pafund sy…dhe akoma më e zakonshme, mjafton një ditë në plazh që barku të shihet nga dhjetra sy…Ju lutem boll përcollët energji të tilla dhe bestytni që në vend të na ndihmojnë thjesht të shtojnë ankthin! Mbase është idiotllik, por edhe unë besoj te syri, ama çdo gjë ka një limit, se s’do ngujohemi në shtëpi tani që të jemi të mbrojtur nga syri keq”- ka shkruar më herët Einxhel.

(Kosova Sot Online)