Pasi rrëfeu se kaloi një atak paniku, Beatrix Ramosaj bën deklaratën e papritur: Nuk mund të ndaloj së dashuruari…

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 11:34
Pasi rrëfeu se kaloi një atak paniku, Beatrix Ramosaj bën deklaratën e papritur: Nuk mund të ndaloj së dashuruari…

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur së fundmi për gjendjen e saj .

Njëri prej ndjekësve e ka pyetur këngëtaren nëse është e lumtur, të cilit ka vendosur t’i përgjigjet publikisht.  Në një postim, teksa ka shpërndarë mesazhin, këngëtarja e njohur ka bërë me dije se ndihet e lumtur dhe e bekuar nga jeta.

“Unë jam e shëndetshme dhe e lumtur. Nuk mund të ndaloj së dashuruari jetën dhe veten në mënyrën më të bukur të mundshme. Jam kaq e bekuar nga Zoti, nga universi dhe vetë jeta.Familja ime dhe të dashurit e mi janë të sigurt dhe të shëndetshëm. Gjithmonë mirënjohëse dhe e përulur.”- u përgjigj këngëtarja.

Beatrix Ramosaj ka rrëfyer për herë të parë se si e ka kaluar periudhën e vështirë që përjetoi pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.

Këngëtarja nga Kosova, e cila krijoi një lidhje me Donald Veshaj brenda shtëpisë së famshme, u përball me komente të ashpra për veprimin e saj.

Heshtja e Beatrix Ramosaj pas fotos së çiftit Bora Zemani-Donald Veshaj nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë.

Këngëtarja ka reaguar për herë të parë pas fotos që theu rrjetin duke publikuar një sërë fotosh në Instagram ku shfaqet e veshur mjaft sensuale. Dhe sigurisht nuk ka munguar një mbishkrim pikant. “Krejt toksinat Ramosaj ty t’i shëron”- shkruan Beatrix krahas fotove duke u interpretuar si një thumb.

Këngëtarja Ramosaj  rrëfeu se është përballur me bullizmin që kur ishte një fëmijë pasi ishte më e shëndetshme se të tjerët.

(Kosova Sot Online)