Pas akuzave për blerje klikimesh reagojnë Alban Ramosaj dhe Ardit Çuni

  • A.P /
  • 26 October 2022 - 18:14
Pas akuzave për blerje klikimesh reagojnë Alban Ramosaj dhe Ardit Çuni

Alban Ramosaj, Ardit Çuni e Ledri Vula, janë përmendur për blerje klikimesh.

I ftuar në programin ‘Ndryshe’, Aldor Nini, CEO i “Acromax”, zbuloi emrat e tyre.

“Ne kemi një listë shumë të gjatë artistësh që ne i menaxhojmë. Të gjithë atyre i ka shkuar në majë të hundës pjesa e blerjes së klikimeve, pjesa më e madhe e do këtë gjë, nuk duan të konkurrojnë me artistë të tjerë që i blejnë klikimet.

Nuk i kemi vënë në dukje më parë, tani ka ardhur momenti. Personi pasi pa lajmin më tha që ‘çfarë të duhet ty që fut hundët’. Është Ardit Çuni. I thashë Arditit mua mu deshën gati 10 sekonda të gjeja Shqipërinë, aq poshtë ishte. 668 klikime ka vetëm nga Shqipëria, 37 mijë klikime nga India. Alban Ramosaj, kam shumë respekt për të, por kënga (A je me najkon) ka vetëm 13 mijë shikime nga Shqipëria. Kjo mendoj se është viktimë dhe jo që i ka blerë vetë. Ergita Bahja ka kënduar te ‘Kënga Magjike’. Kishte më shumë nga Kazastani. Një nga artistët që nuk ka aspak nevojë të blejë klikime por ka dalë në sistemin tonë është Ledri Vula, kishte blerë klikime te kënga (Monaco).”, u shpreh ai.

Pas deklaratës së Ninit, ka reaguar edhe Alban Ramosaj dhe Ardit Çuni.

Albani reagoi duke ironizuar nëpërmjet një postimi në ‘InstaStory’.

“Për sa kohë jam lajmi, faleminderit!”, ka shkruar Albani.

Ndërsa Arditi, bëri një deklaratë të gjatë ku shprehej se është një idiotësi dhe se çdo gjë po bëhej për marketing.

(Kosova Sot Online)