Edhe Einxhel i ka dy fjalë për bullizimin e Fifit, pas klipit të “BBV” që trazoi rrjetin

  • E.K /
  • 27 October 2022 - 12:38
Edhe Einxhel i ka dy fjalë për bullizimin e Fifit, pas klipit të “BBV” që trazoi rrjetin

U publikua dhe u fshi shumë shpejt, klipi promovues i “Big Brother Vip 2” ditën e djeshme.

Shkak për këtë u bë Filloreta Raçi, e cila nuk e priti fare mirë faktin që pjesë e tij ishte edhe momenti kur asaj i ra të fikët në mes të shtëpisë mbrëmjen që vendosi të dilte nga shtëpia.

Gjatë pasdites së djeshme rrjeti gëloi nga ky lajm, i cili u pasua edhe me një reagim shpërthyes të këngëtares. Ndonëse producentët e “Big Brother Vip” e korrigjuan shpejt gabimin, shenja e tij mbeti.

Në lidhje me këtë ngjarje së fundmi ka reaguar edhe Einxhel Shkira, e cila ishte një nga ish-banoret e këtij reality-show.

Ndonëse nuk janë shquar për ndonjë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën, Einxhel mbajti anën e Fifit gjatë fjalës së saj dje në një “live” në Instagram.

“Ajo ishte e lënduar në lidhje me spotin e fillimit të “Big Brother 2” dhe të jem e sinqertë edhe unë në momentin që e pashë e konstatova si të panevojshëme pjesën ku transmetohet ajo që i ka ndodhur Fifit. Nuk mendoj se është e nevojshme të rishihet dhe të rivendoset, ose më saktë nuk është e nevojshme të vihet në promon e një spektakli. Sepse secili nga ne ka pasur momente shumë të bukura aty brenda dhe një kontribut të caktuar në atë spektakël. Ka një kontribut të caktuar në komplet suksesin e asaj që ka ndodhur. Dhe ashtu sikur të tjerët , Fifi meriton respektin maksimal nga të gjithë njerëzit për kontributin e saj pozitiv aty brenda dhe për artin e saj. Siç edhe vetë ajo ishte shprehur ka bërë muzikë shumë të mirë. Unë e di që Fifi është një person me zemër shumë të madhe edhe kurrsesi nuk do të mundej t’i bënte keq dikujt,”-u shpreh Einxhel.

(Kosova Sot Online)