Edhe një vit më pas, Monika Lubonja nuk i kursen “thumbat” për produksionin e “BBV”

  • E.K /
  • 28 October 2022 - 14:26
Edhe një vit më pas, Monika Lubonja nuk i kursen “thumbat” për produksionin e “BBV”

Monika Lubonja ka qenë një nga personazhet më të përfolur të “Big Brother Vip”.

Ndonëse ka kaluar më shumë se një vit nga ajo eksperiencë, ish-banorët nuk harrojnë ta kujtojnë herë pas here, duke mos i kursyer edhe thumbat e drejtëpërdrejtë për produksionin.

Monika së fundmi ka ndarë një video të edituar në Instagramin e saj, ku imiton gjestin e Julia Roberts e cila shihet duke përdorur një banane si telefon. Banania pa frikë mund të konsiderohet si detaji që shënjoi edhe qëndrimin e Monikës brenda shtëpisë së “BBV”.

Mirëpo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen ishte përshkrimi i videos në fjalë.

“Legjendat e bananeve i shfrytëzojnë të gjithë, edhe produksionet e mëdha për të kamofluar frutat që duan të hanë vërtetë. Por, vetëm yjet dinë t’i përdorin siç duhet,”-shkruan Monika.

Më herët aktorja zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku nuk ngurroi t’ju përgjigjet të gjitha pyetjeve që iu drejtuan.

Ndjekësit e saj ishin kuroizë në lidhje me raportet që Monika mban me ish-banorë të tjerë të “Big Brother Vip.”

Në përgjigjet e saj aktorja thumboi dhe ironizoi hapur disa ish banorë të tjerë, duke mos lënë pas as produksionin.

“E vazhdon miqësinë me Pm dhe Sarën?”– e pyet një ndjekës Monikën, e cila i cilëson çiftin e krijuar në BBV si miqtë më të mirë që ka.

(Kosova Sot Online)