Elsa Lila rikthehet në skenë me këngën 'Evita'

  • A.P /
  • 28 October 2022 - 21:00
Elsa Lila rikthehet në skenë me këngën 'Evita'

Pas një pauze relativisht të gjatë, këngëtarja e mirënjohur shqiptare Elsa Lila ka vendosur t'i rikthehet skenës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Fansat e saj do të mund ta shohin këngëtaren pikërisht në Festivalin e 61-të të Këngës në RTSH ku ajo vite më parë kishte triumfuar.

 

Pas shumë vitesh Elsa sërish i futet garës për ta fituar festivalin dhe për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

"Evita" quhet kënga me të cilën Elsa Lila do të paraqitet në Festivalin e Këngës.

Kujtojmë se "Eurovision Song Contest 2023"  do të mbahet në Britaninë e Madhe.

Image

(Kosova Sot Online)