“Epshi, lakmia për famë të verboi”/ Kënga e re e Beatrix një thumb për Donaldin?

  • E.K /
  • 29 October 2022 - 11:32
“Epshi, lakmia për famë të verboi”/ Kënga e re e Beatrix një thumb për Donaldin?

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka prezantuar ditën e sotme projektin e saj të ri muzikor.

“Më ndikon” është  titulli i  këngës së re e cila flet për një zhgënjim në dashuri.

Në një moment të këngës, Beatrix këndon rreshtin “Epshi, lakmia për famë të verboi”, i cili duket tamam një dedikim thumbues.

Nuk dihet nëse është një dedikim ndaj lidhjes së saj të shkurtër me Donaldin, lidhje e cila u vu në qendër të vëmendjes dhe kritikave për shkak të historisë së kompleksuar.

(Kosova Sot Online)