Motrat Istrefi çmendin rrjetin: Shndërrohen në modele të revistës “Playboy” për “Halloween”

  • E.K /
  • 31 October 2022 - 10:24
Motrat Istrefi çmendin rrjetin: Shndërrohen në modele të revistës “Playboy” për “Halloween”

Këngëtaret, Nora dhe Era Istrefi bashkë me motrën e tyre, Nitën me rastin e festës së “Halloween-it” janë transformuar në modele të revistës së famshme amerikane, Playboy.

Fillimisht, imazhet si “lepurushe” i kishte ndarë ylli i hitit “BonBon” duke bërë bujë të madhe në mediat sociale, por pjesë e fotosesionit duket të kenë qenë edhe Nora e Nita.

Ylli i hitit “Çao” i ka ndarë me më shumë se 1 milion ndjekësit e saj në Instagram imazhet me të motrat, derisa ka shkruar – “Lepurushet e mjaltit”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi)

(Kosova Sot Online)