“Gocë fshati”! Donaldi dhe Bora më të bashkuar se kurrë, aktori ndan videon ‘funny’ të moderatores

  • E.K /
  • 31 October 2022 - 13:59
“Gocë fshati”! Donaldi dhe Bora më të bashkuar se kurrë, aktori ndan videon ‘funny’ të moderatores

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë kryefjala e cdo lajmi. Dyshja tashmë po shijojnë marrëdhënien e tyre, ku së fundmi aktori i humorit ka publikuar një video ku tregon se si po e shijon fundjavën me partneren e tij.

Donaldi ka postuar një video mjaft ‘funny’ të Borës, e cila shfaqet në një lëndinë me bar. Por jo vetëm kaq pasi Donaldi e ka quajtur atë “Gocë fshati”.

Jo vetëm kaq por kujtojmë se Bora Zemani ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Mirëpo, ndër të tjera Bora u ndal te fëmijëria e saj.

Ajo zbuloi kohën kur përjetuan vështirësi ekonomike në familje si dhe vështirësi shëndetësore të babait të moderatores.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete. Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- zbuloi ndër të tjera Bora Zemani.

(Kosova Sot Online)