Kejvina vjen si një ‘Catwoman’

  • A.P /
  • 31 October 2022 - 19:44
Kejvina vjen si një ‘Catwoman’

Kejvina Kthella nuk heziton t’i mahnitë fansat me dukjen e saj sa herë që zgjedh të shpërndajë imazhe në rrjetet sociale.

Derisa jemi në frymën Halloweenit, bukuroshja është përfshirë me trendin e ndryshimeve në personazhe të ndryshme.

Modelja ka zgjedhur karakterin e ‘Catwoman’ – një personazh fiktiv që shfaqet në librat komikë amerikanë të botuar nga DC Comics, zakonisht në bashkëpunim me superheroin Batman.

Biondja e bukur kësaj radhe vjen si një zeshkane, të cilës i rri shumë mirë kostumi i zi i ‘gruas mace’.

Në fotografitë e publikuara në profilin e saj në Instagram, Kejvina ka zgjedhur të mos e vendosë maskën e zakonshme të këtij karakteri.

Image

(Kosova Sot Online)