“A të ka shkruar ish i dashuri”? Ja si u përgjigj Melisa

  • E.K /
  • 01 November 2022 - 09:51
“A të ka shkruar ish i dashuri”? Ja si u përgjigj Melisa

Sërish Melisa ka qenë në fokus sa i takon jetës së saj private. Edhe gjatë “Dance Albania”, u zbulua se shumë mesazhe për të kishin të bënin me jetën e saj.

Mirëpo pyetja që të gjithë kanë në mendje është: “A të ka shkruar ish i dashuri”? Por si u përgjigj Melisa?

“Nuk e di për kë e ke fjalën” – ishte përgjigjja mjaft e prerë e Melisës.

Mesa duket ish-konkurrentja e Për’puthen po fokusohet tashmë vetëm tek karriera e saj.

Edhe pse prej muajsh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, dy ish-konkurrentët e Për’puthen Andi Shehi dhe Melisa Lleshi, vijojnë të komentohen në rrjet.  Së fundmi Andi ishte i ftuar në një intervistë për “Shqipëria Live”, dhe pyetjet rreth Melisës sigurisht që nuk munguan. Por me sa duket Andi e ka hedhur krejtësisht pas krahëve historinë me këngëtaren, dhe ka nisur një romancë të re.

Gjatë intervistës ai tregoi se tashmë e ka hequr mendjen nga ish-konkurrentja e Për’puthen dhe se është shumë i lumtur në jetën që po bën.

“Ndoshta nuk harrohet, por plumbi del me plumb”, u shpreh ai.

Më pas ai u pyet për një lidhje të mundshme me një vajzë tjetër, por Andi vendosi të mos ndajë shumë detaje dhe u treguar i rezervuar.

“Se di jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë. Mund të them që jam i lumtur. Nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit, asnjëherë. Nuk dua të flas më shumë”- u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)