Stilisti prezantoi Gjikon me Elitën, por nuk e ftuan në dasmë: Nuk më vlerësoi

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 15:26
Stilisti prezantoi Gjikon me Elitën, por nuk e ftuan në dasmë: Nuk më vlerësoi

Rexhep Zylfiu, i njohur me emrin e artit si Mr Rex, është një nga stilistët më të njohur të Kosovës. Ai së fundmi është vlerësuar në Javën e Modës në Paris me çmimin “Stilisti më i mirë”. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Mr Rex ka ndarë disa detaje lidhur me këtë eksperiencë.

“Jam vetëm dy javë nga Java e Modës në Paris ku kemi sfiluar. Presidentja e kësaj jave na ka vlerësuar me një cmimin si “Dizajneri më i mirë”. Unë kam qenë i vetmi shqiptar që kam përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë. Ka qenë diçka shumë emocionale për mua, sepse kam qenë në mesin e shumë dizajnerve të njohur në të gjithë botën”, u shpreh ai.

Më tej, stilisti përmendi edhe disa nga shumë VIP-at, me të cilët bashkëpunon: “Kam pasur bashkëpunime me Ermal Fejzullahun, Gjikon, Fjolla Morinën, nga Shqipëria me Encën, Xhensila Myrtezajin e shumë të tjerë”.

Mr Rex nuk nguroi të fliste edhe për raportin që ka me çiftin e famshëm, Elita dhe Gjiko, duke theksuar se ai ishte shkesi, ndërkohë ata nuk i ftuan as në dasmë.

“Kështu ndodh, unë isha duke punuar në të njëjtën kohë edhe për Gjikon dhe për Elitën. Në atë kohë kujdesesha për veshjet e Elitës te emisioni që ka pasur, gjithashtu po punoja me Gjikon për disa projekte. Ata u takuan në atë kohë te lokali im, kanë pasur disa flirte. Po nuk e di se çfarë ndodhi. Unë i kam raportet e mira me Gjikon tani.

Me thënë të drejtën nuk jam i mërzitur që nuk më ftuan në dasmë. Për mua është e dhimbshme se si dizajner, nuk më vlerësoi. Të gjithë e dinë raportin që ne kemi pasur. Kemi udhëtuar edhe bashkë çdo javë. Jam kujdesur gjithmonë për veshjen e saj”, zbuloi ai.

(Kosova Sot Online)