Miqësia e ngushtë e Beatrix dhe Dj Dagz është thjesht për t’u patur ‘zili’!

  • E.K /
  • 02 November 2022 - 11:26
Miqësia e ngushtë e Beatrix dhe Dj Dagz është thjesht për t’u patur ‘zili’!

Beatrix Ramosaj vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes. Jo vetëm kaq por ajo vazhdon të ketë miqësi të ngushtë me disa ish-konkurrentë të Për’Puthen.

Së fundmi, ajo dhe Dj Dagz kanë publikuar disa foto mjaft të bukura në Instagram, ku dyshja shihet që gëzojnë një raport të ngushtë miqësor.

Më herët, Beatrix reagoi pas lajmeve që qarkulluan në rrjet ku thuhej se do të bëhej pjesë e kastit të “Dance Albania”.

Në një postim në InstaStory më herët, Beatrix falënderoi të gjithë mbështetësit e saj, ndërsa sqaroi se fansat do ta shohin në forma të tjera dhe jo në emisione televizive.

“Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni dhe shprehmi çdo ditë për të më shikuar në emisione televizve, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Jua dua! Beatrix”, thuhet në postimin e plotë të Beatrix.

Kujtojmë që pas daljes nga BBV, Trixa u përballë me një sërë komentesh pozitive por edhe negative. Ajo madje reagoi disa herë për komentet por tashmë ajo po shijon jetesën e saj si dhe po punon për projekte të reja muzikore.

(Kosova Sot Online)