Të famshmit nga estrada shqiptare reagojnë të tmerruar për rastin famëkeq në Pejë

  • E.K /
  • 03 November 2022 - 10:22
Të famshmit nga estrada shqiptare reagojnë të tmerruar për rastin famëkeq në Pejë

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Një video tashmë e bërë virale në rrjetet sociale, shfaq disa infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, teksa maltretojnë çnjerëzishëm një paciente.

Rasti famëkeq “ka ngritur në këmbë” gjithë vendin mbi një sjellje makabre e këtij lloji, të padëgjuar më parë.

Lidhur me këtë ngjarje ka pasur reagime të shumta nga krerë institucionalë, shoqëri civile e persona me ndikim.

Indiferentë ndaj situatës nuk kanë ngelur as artistë nga estrada shqiptare, të cilët mllefin e tyre mbi rastin në fjalë e shprehën përmes postimeve në rrjetet sociale.

Në vazhdim ju sjellim disda prej reagimeve të të famshmëve, të bëra mbi rastin në fjalë.

(Kosova Sot Online)