Pas deklaratës së Einxhel, reagon Beniada: I kam dërguar disa herë mesazh

  • E.K /
  • 03 November 2022 - 12:35
Pas deklaratës së Einxhel, reagon Beniada: I kam dërguar disa herë mesazh

Pas deklaratës së Einxhel se Beniada e ka lënduar atë dhe familjen e saj, modelja ka reaguar.

Beniada ishte e ftuar në “Wake Up”, teksa u shpreh se ka tentuar të flasë me Einxhelin por nuk ka marrur përgjigje, shkruan lajmi.net.

Sipas saj ato duhet të flasin ballë për ballë dhe jo nëpër studio.

Beniada theksoi gjithashtu se në daljet e saj kur është pyetur për Einxhel, është përpjekur gjithmonë të jetë e kujdesshme në fjalët që thotë.

“Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar e I kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lëndoj asnjë njëri. E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua por me mua. Mund të kem bërë gabime por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet ti zgjidhim bashkë jo nëpër studio. Nuk e kam uruar se kam parë që kishte një ftohje nga ana tjetër. Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme, po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të.”, u shpreh Beniada.

(Kosova Sot Online)