Einxhel Shkira “përplaset” keq me komentuesen: Sa keq që nuk të shaj dot siç e meriton

  • E.K /
  • 04 November 2022 - 12:49
Einxhel Shkira “përplaset” keq me komentuesen: Sa keq që nuk të shaj dot siç e meriton

Einxhel Shkira nuk ia ka kursyer një përgjigje publike njërës prej komentueseve në profilin e saj në Instagram.

Teksa ka ndarë foton e profilit të saj, krahas shkruan:

“Më vjen keq për gratë. Por më shumë për veten. Për veten se jam e detyruar të duroj fytyra të tilla që mendojnë se kanë të drejtë me dhënë mend. Jo se jam gjynah se m’i thojnë ato fjalë, por jam gjynah se nuk iu shaj dot ashtu siç e meritojnë. Që jeni edhe vetë nëna, pastaj është tronditëse se çfarë edukate mund të jepni.”

Nuk është hera e parë që moderatorja “përplaset” me ndjekësit apo ata që kritikojnë dhe komentojnë negativisht në profilin e saj.

Më herët, Einxhel ka patur një reagim për personat që e kanë kritikuar për ekspozimin e barkut të rrumbullakosur në rrjet.

“Si fillim ju falenderoj shumë për çdo urim, fjalë të mirë e këshillë pa e vënë në diskutim qëllimin e mirë në secilën prej tyre. Por kam lexuar komente e mesazhe ku sugjeroni, gati-gati në lutje që të mos ekspozoj në foto barkun se tani ‘si nënë e kupton vetë ti’ (?!). Unë kuptoj dhe nënkuptoj shumë gjëra dhe pikërisht për hir të këtyre bestytnive shpeshherë jam bërë paranojake… Ama të dashura gra e nëna, po nëse dikujt i duhet të punojë në ekran gjatë shtatzënisë dhe barkun ja shohin me mijëra e miliona sy?!

Po nëse gjatë asaj periudhë bëjnë foto veshjesh shtatzëna për punë dhe ato sërish shihen nga pafund sy…dhe akoma më e zakonshme, mjafton një ditë në plazh që barku të shihet nga dhjetra sy…Ju lutem boll përcollët energji të tilla dhe bestytni që në vend të na ndihmojnë thjesht të shtojnë ankthin! Mbase është idiotllik, por edhe unë besoj te syri, ama çdo gjë ka një limit, se s’do ngujohemi në shtëpi tani që të jemi të mbrojtur nga syri keq”- ka shkruar më herët Einxhel.

(Kosova Sot Online)