Labinot Tahiri vendos: Edhe 5000 euro plus për fondin e ushtrisë së Kosovës

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 20:42
Labinot Tahiri vendos:  Edhe 5000 euro plus për fondin e ushtrisë së Kosovës

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri pëtmes një postimi në llogarinë e tij sociale ka theksuar se do të dhurojë 5000 euro për fondin e ushtrisë së Kosovës, shkruan  gazeta "Kosova Sot Online".

 

"I lus të gjithë shqiptarët pa dallime partiake të dhurojnë sa të mundeni sepse një ditë do t'a kemi nevojën për ushtrinë edhe më tē fortë", ka shkruar ai.

"Këto para do t'i deponoj me datë 28 nëntor.

Postimi i tij i plotë:

Mirëdita shqiptar [✋?] qeveri e Kosovës dhe klasa politike e shqiptarêve kah do që ju qeverisni e jeni nëpër institucione.
Mbrëmjet e mia të radhës janë nē Oslo, Londër Kosovë dhe Tiranē, dhe nga këto mbrëmje që do të këndojë për festën e flamurit Kombëtar, me krenarinē më të madhe si shqiptar i trojeve tona i dhuroj sërish edhe 5000€ për buxhetin( fondin) e ushtrisë së Kosovës.
I lus të gjithë shqiptarët pa dallime partiake të dhurojnë sa të mundeni sepse një ditë do t'a kemi nevojën për ushtrinë edhe më tē fortë.
Këto para do t'i deponoj me date 28 nentor. Ndoshta janë pak, por një ditë bëhen më shumë.
Zoti e bekoftë kombin tonë shqiptar.
Labi Kosovë e Shqipërisë.

Image

(Kosova Sot Online)