Don Xhoni për Noizyn: Është djalë për toke, kam respekt për të

  • E.K /
  • 08 November 2022 - 09:55
Don Xhoni për Noizyn: Është djalë për toke, kam respekt për të

Don Xhoni dhe Noizy janë dy prej artistëve më të kërkuar të publikut, shkruan "Kosova Sot Online".

Xhonatan Isufi ishte i ftuar tek “Zemër Luana” ku u pyet për raportin e tij me Noizyn.

Ai për Noizyn tha fjalë shumë të mira, duke thënë se për reperin nga Shqipëria ka respekt.

“Na ka njoftuar një mik i përbashkët i yni, është djalë për toke, kemi treguar se nuk kemi probleme me njëri-tjetrin, ato kunjat që kanë ndodhur në rrjete sociale kanë qenë diçka argëtuese, kam respekt për të.”, është shprehur Don Xhoni.

(Kosova Sot Online)