Anita Muçaj – Haradinaj largohet nga “Dance With Me”, e dëmton gjurin

  • E.K /
  • 08 November 2022 - 10:17
Anita Muçaj – Haradinaj largohet nga “Dance With Me”, e dëmton gjurin

Anita Muçaj- Haradinaj është larguar nga “Dance With Me”, për shkak se ka pësuar një dëmtim në pjesën e gjurit dhe se nuk mund të kërcejë më dhe i duhet që të bëjë pushim., shkruan "Kosova Sot Online".

“Mirë jam, mirë, thjesht nuk mund të kërcej më. E di që do ju mungojë paraqitja ime skenike jo aq sa vallëzimi im. Do bëj pushim dhe besoj sa t’i kalojë kjo, do rikthehem pastaj, ose nuk do rikthehem, nuk e di, varet nga gjithë gjendja. Gjërat e bukura zgjasin pak, prandaj ngelen të bukura. Unë e kam shijuar pa fund këtë spektakël. Do kisha vazhduar ta shijoj”, u shpreh ajo, ka thënë Anita.

(Kosova Sot Online)