Einxhel Shkira habit me përgjigjen ndaj ndjekëses se në cilen muaj të shtatzanisë është

  • 08 November 2022 - 11:04
Einxhel Shkira habit me përgjigjen ndaj ndjekëses se në cilen muaj të shtatzanisë është

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, janë bërë çift më i pëlqyer dhe më i dashur i momentit, shkruan "Kosova Sot Online".

Ata kanë dalur çift nga "Big Brother Vip Albania", ku çifti në fjalë pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Një ndjekëse e ka pyetur moderatoren se në cilin muaj të shtatzanisë është.

“Einxhel po na trego saktë në çfarë muaji je aman mos na shty kaq shumë gjërat neve”- shkruan ndjekësja, të cilës Einxhel  ja ka kthyer përgjigjen në mënyrë epike.

“Kur vjen puna tek shtazënia s’më pëlqen të bëj llogari, as plane, as të krijoj pritshmëri sepse nuk është në dorën tonë dhe kështu ka qenë gjatë gjithë shtazënisë, kam jetuar ditë pas dite pa bërë llogari. Pra kështu do të vazhdojë të jetë deri në fund, kurdo qoftë fundi”- shkruan Einxhel.

(Kosova Sot Online)