Flori Mumajesi: Unë 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr!

  • A.P /
  • 08 November 2022 - 16:57
Flori Mumajesi:  Unë 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr!

Kantautori i njohur Flori Mumajesi ka folur rreth jetës personale dhe gjendjes së tij emocionale, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Nuk kam lexuar komente, portale, tituj që i kisha marrë parasysh që para se t’i bëja. Unë s’jam artist, jam njeri si ju, si të gjithë ju. Mbase këtë mburojën emocionale e kam pak më të dobët dhe sa vjen edhe dobësohet më shumë, ndoshta edhe nga konsumi. Është histori emocionale, jete, cikli i jetës. Duke nisur me këngën “Thjesht të du”, që është simboli jetës, i dashurisë. Para disa ditësh isha në Greqi dhe mbase prandaj e bëra atë videon. Aty u ngarkova me shumë emocione dhe ndoshta s’duhet të kisha reaguar ashtu. Kam qenë i vogël, 13-14 vjeç, ku pësova dhimbjen më të madhe në jetë, të parën.  Një ditë pasi im atë doli nga spitali…” ka theksuar Flori.

 

Flori përmendi edhe viktimizimin. Ai i referohet dikujt që në një moment i referohet si “shoqja e ngushtë”, që sipas tij, e ka akuzuar se po viktimizohet duke bërë deklarata të tilla.

“Më tha viktimë. Ashtu i jam dukur në sytë e saj, ose mbase është ndikuar nga të tjerët. Ajo më njeh dhe mesa duket ka harruar që unë 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe prapë jam këtu, i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim, apo këtu s’jam i viktimizuar.

(Kosova Sot Online)