Oriela Nebijaj deputetja më e re në Kuvend

  • A.P /
  • 09 November 2022 - 16:23
Oriela Nebijaj deputetja më e re në Kuvend

Moderatorja e njohur Oriela Nebijaj ka konfirmuar se do të pranojë mandatin e deputetes, kështu ajo do të zëvendësojë në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, Grida Dumën që u dorëhoq dje, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Kujtojmë se Oriela Nebijaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale. 

Ajo ishte renditur e 18 në listën e PD-së, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.

(Kosova Sot Online)