Arbnora Ademajt i ndodh një incident i "sikletshëm", i griset kostumi gjatë performancës live

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 10:10
Arbnora Ademajt i ndodh një incident i

Modeles dhe aktores së njohur nga Kosova, Arbnora Ademajt, i ka ndodhur një incident i sikletshëm gjatë kërcimit në formatin "Dance Albania". 

Në spektaklin e fundit, gjatë kërcimit së bashku me partnerin, asaj i është grisur kostumi.

“Duke qenë se ka qenë një kostum shumë i ngushtë edhe një lëkurë, bëri që pantallonat e mia qysh në prova atë herën e parë kur e kisha atë uljen, m’u grisën. U desh të zgjasja këmbët dhe kur e bëra në spektakël e bëra me këmbë jo shumë të zgjatur se e kisha mendjen mos po më grisen tani. Do të vazhdoja, edhe po të dilja me pantallona të grisura nuk do të kisha plan për ta ndalur”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)