Albërie Hadërgjonaj, "Partneri i Beatrix duhet të jetë burrë jo legen"
Mbrëmë, Albërie Hadërgjonaj ishte një nga të ftuarat në “Zemër Luana”, ku shkëlqeu me pamjen e saj, përcjell "Kosova Sot Online".
Gjatë një loje, Albërija u pyet për mbesën e saj Beatrixën: "Je shprehur për Beatrix edhe vajzat e tjera me një mesazh mjaft të duhur: “Një burrë që nuk të respekton nuk të meriton!”, si duhet të jetë partneri i ardhshëm i Beatrix?”
Albërie u përgjigj “Duhet të jetë jo legen por burrë me “rr” të fortë, jo me “r”, tha këngëtarja.
(Kosova Sot Online)