Mihrije Braha: Nuk kam pasur kurrë dhimbje koke, flej mirë, Naimi nuk ma prish disponimin

  • E /
  • 14 November 2022 - 12:12
 Mihrije Braha: Nuk kam pasur kurrë dhimbje koke, flej mirë, Naimi nuk ma prish disponimin

Mihrije Braha, në një emision ka treguar sekretin për jetesën e mirë dhe të shëndetshme, shkruan "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se bënë gjumë të mirë, mendon pozitivisht dhe se ajo nuk ka dhimbje koke asnjë herë.

“Mënyra se si e bëj jetesën, si e jetoj mendon se është një plus.

Flej mirë, mendoj vetëm gjëra të bukura dhe mendja ime, sytë e mir, veshët e mi e duan vetëm të mirën dhe anën e errët dhe negative, jo që nuk e dua, po nuk ma pranon as syri, as veshi dhe as mendja Kështu që nuk e ngarkoj veten me gjëra që nuk ia vlen dhe nuk kam dhimbje koke asnjë herë.

A ke dëgjuar ndonjëherë që njeriut të mos e dhembë koka asnjëherë, unë nuk e di si është të jetë njeriu me dhimbje koke.

Mandej e kam dhe pjesën e bukur të jetës që e kam gjithmonë Naimin në krah dhe nuk ma prish disponimin”, është shprehur Mihrije Braha.

(Kosova Sot Online)