Kështu këndohet 'Mora Fjalë' nga tifozët/Shkurte Fejza ju dua populli im

  • A.P /
  • 14 November 2022 - 20:40
Kështu këndohet 'Mora Fjalë' nga tifozët/Shkurte Fejza ju dua populli im

Kënga "Mora Fjalë", tanimë e shëndrruar në himn të muzikës shqipe, interpretuar shkëlqyer nga Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Mbetet projekti më i realizuar në këtë zhanër në të gjitha komponentët artistik dhe si e tillë mund të cilësohet himni më i bukur kushtuar heroit kombëtar Adem Jashari.

 

Këngën "Mora fjalë" publiku shqiptar e admiron prandaj dhe mund ta dëgjoni gjithandej trojeve shqiptare.

Së fundmi në një video dëgjohen e dhe tifozët e basketbollit duke e kënduar në një sallë sportive.

Lidhur me këtë rast, kështu është shprehur e mirënjohura Shkurte Fejza, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Është kënaqēsi e papërshkrueshme kur te jetojnë këngët me dekada. Jam e lumtur qe Legjendari nuk harrohet dhe jetesohet edhe në perjetesinë artiske.
Ju dua popullim im" ka shkruar Fejza.

(Kosova Sot Online)