Ja kush do të prezantojë ‘Për’Puthen’ pas largimit të Ori Nebijajt

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 09:44
Ja kush do të prezantojë ‘Për’Puthen’ pas largimit të Ori Nebijajt

Disa emra janë përfolur përsa i përket prezantimit të “Për’Puthen”, pas largimit të Ori Nebijajt, e cila pranoi mandatin e deputetes në Partinë Demokratike, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.


Në një sondazh, emrat e vendosur si opsione ishin: Bora Zemani, Nevina Shtylla, Elita Rudi dhe Elona Duro.

Në sondazh, Bora Zemani ka grumbulluar më shumë vota, ndonëse ka pak gjasa të ndodhë rikthimi i saj në “Për’ Puthen”, një kapitull që duket se u mbyll për t’i hapur rrugë prezantimit të “Dancing with the stars”. Ndërkohë, Elita Rudi do të prezantojë emisionin dedikuar “Big Brother VIP Kosova”.

Edhe Dojna Mema mund të jetë një opsion, por fakti që ka pak kohë që është bërë nënë, na bën të dyshojmë. Shtojmë gjithashtu që në fund të dhjetorit, Dojnës mund t’i besohet sërish “Big Brother VIP Fan Club”.


(Kosova Sot Online)