Ja sa çmime i fitoj Taylor Swift në 'American Music Awards'

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 15:41
Ja sa çmime i fitoj Taylor Swift  në 'American Music Awards'

Këngëtarja dhe kompozitorja, Taylor Swift fitoi të gjashtë trofetë për të cilët pretendonte të dielën (20 nëntor) në American Music Awards, duke përfshirë çmimin kryesor të natës: Artistja e vitit.

Çmimet e reja në AMA e ngritën totalin e trofeve të fituara nga Swiftit në 40-të, duke thyer rekordin e saj për më së shumti fitore në ceremoninë më të madhe në botë të çmimeve të votuara nga fansat.

 

Këngëtarja e “Anti-Hero”, e veshur me një kostum me shkëlqim prej ari, tha se mbështetja e fansave në vitet e fundit e kishte inkurajuar atë të shkruante më shumë muzikë, gjë që e bëri atë më të lumtur.

"Unë kam fansat për t’i falënderuar në thelb për lumturinë time”, tha Swift,  transmeton gazeta Kosova Sot Online, para publikut në ceremoninë në Los Angeles.

“Nuk mund të shpreh sa e pabesueshme është për mua që unë ende e bëj këtë dhe që ju ende kujdeseni”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)