Lajm i mirë: Hyrja në koncertin e Dua Lipës në Tiranë do jetë falas

  • E.K /
  • 23 November 2022 - 11:52
Lajm i mirë: Hyrja në koncertin e Dua Lipës në Tiranë do jetë falas

Për nder të 28 nëntorit, këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të performojë në Tiranë, shkruan "Kosova Sot Online".

Hyrja në koncertin e Dua Lipas do të jetë falas. 

“Koncerti i Dua Lipës në Tiranë është falas, sepse ajo përfundon turin e saj botëror. Ne duam t’i ftojmë të gjithë. Edhe ne përfundojmë turin tonë të Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Dua përfundon turneun e vet, kështu që vendosëm t’i bashkojmë këto përfundime iniciativash të jashtëzakonshme në Tiranë, në ditën më të bukur në botë, që është Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori. Duam që e gjithë dita të jetë me aktivitete”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Koncerti fillon në orën 20:00.

(Kosova Sot Online)