Beniada: Rrush e kumbulla i bëra paratë nga BBV

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 10:59
Beniada: Rrush e kumbulla i bëra paratë nga BBV

Beniada Nishani ka deklaruar se paratë nga Big Brother Vip Albania i ka marrë dhe disa prej tyre i ka shpenzuar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

“I mora i mora. Patjetër. Shumë korrekt. Rrush e kumbulla i bëra. Nuk i kam harxhuar të gjitha se jam dhe pak gjirokastrite dhe do të blej një makinë, pastaj avash, avash shikojmë”, tha Beniada

Por nëse do ta ftonin si opinioniste, a do të shkonte Beniada?

“Po pse jo, do të bënim super gallat. Me komentet e mia me këtë gjuhën gjysmë shqipe gjysmë italishte i kisha fut një muzikë tallava. Do ta kisha bërë sepse për mua Big Brother ka qenë një super eksperiencë. Nuk e shikoj veten si opinioniste por do të ishte një eksperiencë shumë funny”, tha Beniada.

(Kosova Sot Online)